BDI tregon a janë takuar Ahmeti dhe Thaçi

Maqedonia

BDI tregon a janë takuar Ahmeti dhe Thaçi

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 12:44
BDI

Kabineti i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, demanton shkrimet në portalet shqiptare për takim midis Ahmetit dhe kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

”Politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim janë transparente, prandaj, ju lutemi që të kërkoni qëndrim nga Kabineti i Kryetarit Ahmeti për të vërtetuar lajmet para se t’i botoni në mënyrë që serioziteti i mediumeve të apostrofuara mos të vihet në dyshim”, kumtojnë nga BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat