Gjysma e ASH-së në Zhelinë nuk e mbështesin Blerim Sejdiun

Maqedonia

Gjysma e ASH-së në Zhelinë nuk e mbështesin Blerim Sejdiun

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 15:42
Ilustrim

Pas marrëveshjes mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA që në rrethin e dytë të ndihmohen me njëra tjetrën, në komunën e Zhelinës nuk e kanë respektuar këtë vendim të partive politike. Siç shihet në një fotografi të përbashkët mes degës së ASh-së në Zhelinë dhe BESËS mungojnë edhe fytyrat kryesore të ASH-së edhe vet kandidati Reshat Aliu.

Ata nuk mbështesin një kandidat i cili nuk përputhet me programin e tyre, dhe nuk votojnë vetëm për inate politike, pasi ASH në Zhelinë ka pasur program dhe vizion për komunën që kandidati i BESËS nuk e ka.

“Pavarësisht marrëveshjes që ka kryesia, ne nuk mund votojmë me kokën e tyre, pasi këtu flitet për të ardhmen e fëmijëve tanë, dhe kryetari i komunës është si prind i të gjithëve. Një kryetar komune merret me problemet esenciale dhe ne duhet të votojmë për një kandidat që besojmë se mund të rregullojë një problem, e jo vetëm pse kryesia e partisë ka bërë marrëveshje me dikë për politika më të mëdhaja” u shpreh një nga anëtarët e degës së ASH-së në Zhelinë i cili dëshironte të ngelët anonim.
Ai habitet se ky lloj presioni partiak duhet të largohet të paktën për zgjedhjet lokale duke pyetur sikur ASH të bënte koalicion me BDI-në atëherë do na kishin thënë votoni kandidatin e BDI-së. “Çka jemi ne, njerëz apo kafshë që duhet të ecim sipas tekeve dhe interesave të tjerëve, programi i ASH-së dhe politika e ASH-së duhet të jetë e qartë që nga fillimi dhe unë i besojë vetëm programit të saj dhe votoj vetëm në bazë të asaj e jo në bazë të dëshirave dhe interesave momentale” thotë në fund anëtari i ASH-së dega në Zhelinë

Ndryshe në komunën e Zhelinës në zgjedhjet e 15 tetorit fitues doli Fatmir Izairi duke mposhtur një parti si BESA, ku pritet fitorja të jetë tepër e madhe edhe në rrethin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat