Shtyhet seanca për Grujovskin dhe Boshkovskin, nuk kishte përkthyes

Maqedonia

Shtyhet seanca për Grujovskin dhe Boshkovskin, nuk kishte përkthyes

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 15:48
Grujovski dhe Boshkovski

Me kapele dhe xhaketa në kokë në përpjekje për të fshehur fytyrat nga fotografët Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski u shfaq para prokurorëve dhe gjykatësve para gjykatës në Selanik.

Seanca e parë e planifikuar për dje u shty për të martën, për shkak se nuk kishte përkthyes, raporton “Nova Makedonija”, duke u mbështetur nga burime anonime nga Greqia.

Dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dyshohen për dy raste të ndara. Autoritetet greke i akuzojnë për përdorim të pasaportave false, ndërkohë që ekziston edhe fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Interpoli, për shkak të akuzave në vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat