Ekspertët: Koalicioni BDI-PDSH është përgjigje ndaj ASh-Besës

Maqedonia

Ekspertët: Koalicioni BDI-PDSH është përgjigje ndaj ASh-Besës

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 15:55
Koalicioni BDI-PDSH

Analisti Albert Musliu konsideron se koalicionimi mes BDI-së dhe PDSH-së mund të ndodh si përgjigje ndaj koalicionit, i cili u bë publik ditë më parë mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Musliu thotë se koalicionimet që bëhen para raundit të dytë kanë për qëllim që që të efektuojnë votat në numrave, si pasojë e nevojës që i kanë subjekte të caktuara politike. Musliu madje shton se nuk ka asgjë të keqe që cilado parti opozitare ti bashkëngjitet Qeverisë Zave, e cila konsiderohet si reformatore.

"Se është në vazhdën e koalicionimit të LR PDSH-së dhe Besës është fakt. Dhe nuk shoh diçka tragjike, kësaj qeverie gjithsesi i duhen numra sa më shumë që të mbledh, këto përfolje bëheshin edhe në krijimin e kësaj shumice të re. Nëse ato gjejnë modusin dhe mënyrën se si ti amortizojnë marrëdhëniet e brendshme, nuk shoh diçka të keqe. Edhe nëse një prej grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së i bashkëngjitet proceseve reformuese, edhe ajo do të përshëndetet. Dmth nuk është diçka tragjike, nga ana tjetër demokracia është formulë e numrave dhe gjithmonë numrat janë ato të cilët e përcaktojnë jo vetëm vullneti i mirë"- tha analisti Albert Musliu.

Nga ana tjetër Lupço Ristovski konsideron se shanset që Aleanca për Shqiptarët të largohet nga koalicioni qeveritar janë të mëdha, aq më tepër pas koalicionimit të partisë së Selës me partinë e Kasamit. Ai konsideron se nëse arrihet koalicionimi BDI-PDSH, do të bëhet me rekomandim të faktorit amerikan.

"Ndodhitë e fundit që flasin për një afrim të BDI-së dhe PDSH-së shkojnë në drejtim të asaj se me siguri në majën e prioriteteve është mbajtja e koalicionit qeveritar që kjo shumicë parlamentare të qëndrojë në këmbë për shkak të bisedimeve për emrin me Greqinë, për shkak të anëtarësimit tonë në NATO të cilin e kanë paralajmëruar brenda vitit. Pikërisht për këto prioritete të larta, mendoj se miqtë amerikanë do t’ju sugjerojnë BDI-së dhe PDSH-së të jenë variant rezervë që qeveria të mbahet. 4:26 Unë mendoj se nëse Aleanca shkon në rrugën e koalicionimit me Besën mendoj se natyrisht do të vjen çrrënjosja e tyre nga qeveria, dhe pastaj varianti i PDSH-së është rezervë dhe meqë PDSH po zhduket nga skena politike, kjo i konvenon asaj"- tha Lupço Ristovski, Integra.

Një ditë më parë nga partia e Ahmetit përgënjeshtruan zërat se tashmë mes BDI-së dhe partisë së Thaçit është arritur marrëveshja për koalicionim në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat