Kryetarja e Haraçinës nis mandatin duke nderuar dëshmorët e UÇK-së

Maqedonia

Kryetarja e Haraçinës nis mandatin duke nderuar dëshmorët e UÇK-së

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 16:45
Kryetarja e Haraçinës nis mandatin duke nderuar dëshmorët e UÇK-së

Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi në ditën e parë të detyrës si kryetare e Haraçinës viziton varrezat e dëshmorëve të UÇK-së.

Ajo bashkë me bashkëpunëtor dhe aktivistë partiak të LSDM-së menjëherë sapo mori detyrën e re si kryetare e komunës, ka vizituar varrezat e dëshmorëve në Haraçinë, duke i nderuar dhe duke vendosur kurora lulesh.

Ajo theksoi se do të jetë gjithmonë pranë familjeve të dëshmorëve për tu përkujdesur për ta dhe fëmijët e tyre.

Ajo edhe gjatë fushatës premtoi si kandidate e LSDM-së nuk do t’i anashkalojë dëshmorët e vitit 2001.

Pas fitores bindëse, kandidatja e LSDM-së, Milikije Halimi sot zyrtarisht pranon postin e kryetares së komunës së Haraçinës.

Edhe pse është me orientim socialdemokrat, pas fitores së bindshme që shënoi në raundin e parë Milikije Halimi e LSDM-së ka filluar të krahasohet me kancelaren Angela Merkel.

Ajo fitoi bindshëm në raundin e parë duke shënuar një fitore euforike edhe pse u kritikua shumë për shkak të disa paraqitjeve në opinion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat