BDI në Dibër then limitet, u ka premtuar punësim afro 1000 personave

Maqedonia

BDI në Dibër then limitet, u ka premtuar punësim afro 1000 personave

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 16:55
Ahmeti

Përballja me balotazh e kandidatëve për kreun e Komunës së Dibrës në këtë qytet nuk kishte ndodhur që prej 16 vitesh, një praktike thuajse e harruar por që në këto ditë të mbetura deri në 29 Tetor, BDI që po udhëheq me Komunën me rastin e disfatës së pësuar në datë 15 tetor, ka filluar të bëjë premtime jashtë logjikës njerëzore.

Pasi u shqyrtua mirë rezultati zgjedhor, bastionet dhe votuesit e partive që nuk do jenë më pjesë e garës së 29 tetorit, po të njejtëve u është “vërsulur” me premtime të pa-aritshme.

Më konkretisht BDI synon strukturat e Lëvizjes Besa në Dibër dhe Unitetit nga anëtarët e kryesise deri te votuesit më të thjeshtë të saj, BDI premton punësim për të gjithë, afro dy mijë votues, një mijë prej të cilëve BDI e ka të domosdoshme për të siguruar fitoren, por qëndrimet e tyre si opozitarë e pamundësojnë opsionin që vota e tyre të kalon tek BDI, prandaj mënyra e vetme për të joshur votuesit ishte oferta e punësimit.

Si fillim kjo ofertë u duk tunduese për disa, por përhapja në masë e saj, ofrimi i afro 1000 vendeve të punës u duk qesharak dhe i parealizueshëm, saqë individët që në fillim u tunduan, e shuan edhe të fundit shpresë për realizimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat