Qeveria pa asnjë qëndrim për ligjin për duhanin

Maqedonia

Qeveria pa asnjë qëndrim për ligjin për duhanin

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 19:28
Ilustrim

Qeveria edhe më tej nuk ka qëndrim rreth ndryshimeve në ligjin për mbrojtjen nga pirja e duhanit që në Kuvend e dorëzoi një pjesë e deputetëve. Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski nuk zbuloi nëse ndonjëri nga ministrat gjatë debatit rreth kërkesës, ka mbështetur apo refuzuar ikush është shprehur kundër.

"Propozim- ligji i njëjtë është kthyer në Parlament për procedim të mëtutjeshëm" – dekalroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë së RM-së.

Nismëtarët e ndryshimeve konsiderojnë se vendimi aktual i vitit 2008 është shumë kufizues si për duhanpirësit ashtu edhe për hotelierët. Me ndryshimet, në hapësirat publike do të pihet duhan, por vetëm në ato vende që i ka caktuar përgjegjësi dhe kjo hapësirë të mos jetë më e madhe se 30% i kapacitetit të plotë të objektit.

Ligji për mbrojtjen nga pirja e duhanit

“Në hapësirat publike nga Neni 2 i këtij Ligji, personi përgjegjës i personit fizik do të përcaktojë hapësirë ku mund të pihet duhan, nëse ka mundësi, ndërsa në të gjitha hapësirat tjera do të vendos shenjë për ndalimin e pirjes së duhanit dhe do të sigurojë kontroll për ndalimin e pirjes së duhanit”.

Qeveria ka kërkuar informatë lidhur me fluturimet e subvencionuara, por nuk zbuloi nëse do të vazhdojë ndihma shtetërore për kompanitë me buxhet të ulët. Që të intensifikohen rekomandimet nga plani 3-6-9, në seancën e djeshme, qeveria u ka rekomanduar të gjitha institucioneve përkatëse që të fillojnë t’i marrin parasysh dhe të veprojnë lidhur me të gjitha vërejtjet e deritanishme të avokatit të popullit.

"Thjesht i inkurajojnë institucionet e sistemit që në mënyrë përkatëse dhe në kohë që të përgjigjen ndaj çdo rekomandimi dhe veprimi të avokatit të popullit" – tha  Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë së RM-së.

Avokati i popullit ndër vite kishte vërejtje se qeveria e mëparshme fare nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e tij. Ai vazhdimisht ka kërkuar kushte më të mira për të burgosurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat