MPB blen automjete në vlerë prej një milion euro nga një kompani e afërt me LDSM-në?!

Maqedonia

MPB blen automjete në vlerë prej një milion euro nga një kompani e afërt me LDSM-në?!

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 21:05
Ilustrim

"Abuzimi me donacionin e huaj prej një milion eurosh, për blerjen e automjeteve të Ministrisë së Brendshme" - ky tekst u shfaq në faqen e të ashtuquajturve "JustPastyte" këtë mëngjes, raporton Tv Alfa.

Informatorët nga kjo faqe thonë se janë importues të automjeteve, ata shkruajnë se Ministria e Brendshme nuk ka publikuar konkurs publik për blerjen e automjeteve të reja që do të paguhen me një donacion prej një milion euro nga Republika Çeke. Sipas pretendimeve të publikuara nga "JustPastyte", mbi 40 makina të markës Škoda Octavia janë blerë nga "De Lux Auto" - Kumanovë, e cila, sipas tyre, nuk ishte një sallon i autorizuar, por është një tregtar stërshitës i automjeteve.

Në anën tjetër ministri Oliver Spasovski pohon se procedura për blerjen e 45 automjeteve për nevojat e policisë është tërësisht transparent.

"Janë paraqitur procedurat. Këto procedura janë në proces, mendoj se ato janë përfunduar, nëse procedurat e ankesave kanë përfunduar, për këtë gjë nuk jam në dijeni. Gjëja më e rëndësishme është që kjo procedurë të kryhet në mënyrë të rregullt dhe të përshtatshme dhe me ndonjë çmim solid të sigurohen sa më shumë automjete për policinë maqedonase. Ky është qëllimi ynë. Ne mund t'ju japim edhe informata specifike për këtë", ka thënë ministri i brendshëm.

Ministri më tej shton se përveç çmimit më të ulët, mirëmbajtjes së automjeteve në tre vitet e ardhshme, si dhe obligimi i shitësit ka qenë edhe ofrimi goma verore dhe dimërore për automjetet.

Megjithatë, në faqen e prokurimit (furnizimit) publik, ku shihet çdo blerje e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga barnat e deri tek sistemet e radarëve, askund nuk figuron procedura e furnizimit të këtyre automjeteve.

Nën cilin numër dhe në cilën datë është bërë shpallja publike pavarësisht përpjekjeve, TV Alfa nuk ka arritur që të sigurojnë përgjigje nga Ministria e Brendshme, nga  e cila thonë se informata më të hollësishme do të jepen gjatë javës së ardhshme.

TV Alfa gjithashtu ka kontaktuar edhe De Lux Auto - Kumanovë, përmes e-mailit ku u është dërguar edhe një lidhje nga teksti i postuar i informatorëve dhe u është kërkuar përgjigje ndaj pretendimeve të publikuara nga "importuesit e automjeteve". Por, edhe  nga kjo kompani ende nuk ka asnjë reagim.

Informatorët në artikull shkruajnë se kompania që gjoja do t'i shesë këto automjete Ministrisë së Brendshme shfaqet edhe në dy raporte vjetore financiare të LSDM-së.

Donacioni prej 1 milion euro, Ministria e Brendshme e ka marrë nga Republika Çeke në qershor të këtij viti. Një vit më parë, Republika Çeke, policisë maqedonase i dhuroi 740.00 euro, me të cilën u blenë 25 mjete të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat