Ekstradimi i Grujevskit e Boshovskit, në duart e Penales

Maqedonia

Ekstradimi i Grujevskit e Boshovskit, në duart e Penales

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 21:07
ilustrim

Të gjitha dokumentet e lëndës kundër Goran Gruejevskit dhe Nikolla Boshkovskit janë në Gjykatën Penale. Atje janë edhe aktakuza edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për paraburgim. Avokati Jovan Joanidis pret që kompletimi i tërë dokumentacionit për ekstradimin e tyre nuk do zgjatë shumë, nëse nuk ka ndonjë bllokim nga ndonjë institucion.

Nëse Ministria e Drejtësisë është drejtuar tek Gjykata e Apelit në Shkup si gjykatë kompetente për gjykatat themelore në vend, ai do e marrë lëndën me letër nga Gjykata Penale dhe do ta dorëzojë në Ministrinë e drejtësisë. Kjo punë bëhet për 3 deri 5 ditë. Nuk mund të zgjatë më shumë. kështu që Ministria do të veprojë në kohë- deklaroi avokati Jovan Joanidis.

Nga Ministria e Drejtësisë informuan se dje kanë dërguar kërkesën e këtillë në gjykatën e apelit, e prej atje është dërguar në gjykatën penale. Nga gjykata thonë se do të përgjigjen në afat sa më të shkurtë, pa saktësuar se kurë. Ish funksionarët e lartë të DSK-së Grujevski dhe Boshkovski dje janë paraqitur në seancën e parë në gjykatën e Selanikut për shkak të posedimit të pasaportave të falsifikuara, por seanca është shtyrë për të martën sepse gjykata nuk ka pasur përkthyes nga gjuha maqedonase.

Paralelisht me këtë proces, duhet të fillojë edhe një tjetër në të cilin gjykata greke duhet të vendosë për urdhër-arrestin e lëshuar të Interpolit, por vetëm pasi Maqedonia ti paraqesë dokumentet e nevojshme dhe kërkesën për ekstradim. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tashmë ka konfirmuar informacionet e Alsat M, se dyshja e policisë sekrete Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski kanë pasur logjistikë nga Maqedonia, ndërsa ishin në arrati. Informacionin mbi vendndodhjen e dy të arratisurve e kanë marrë nga një informacion, si dhe ka pasur bashkëpunim me shërbimet e vendeve fqinje.

Dy të arratisurit kishin pasaporta të rreme bullgare. Goran Grujevski ka ndryshuar emrin në Hristo Ivanov dhe Nikolla Boshkovski në Nexhbi Hasan. Ata u arrestuan në aeroportin e Selanikut, prej ku është dashur të fluturojnë për në Budapest. Grujevski dhe Boshkovski janë akuzuar për rastet e PSP-së së për përgjim të paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjes pajisjeve për përgjim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat