Në Maqedoni edhe të punosh nuk e flak dot varfërinë

Maqedonia

Në Maqedoni edhe të punosh nuk e flak dot varfërinë

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 23:20
Ilustrim

Një e pesta e popullsisë në Maqedoni jeton nën pragun e varfërisë. Problemi është se punësimi nuk nënkupton trajtimin e këtij fenomeni, dhe asistenca financiare sociale është shumë e ulët.

Çdo i pesti person në Maqedoni jeton nën pragun e varfërisë, ose rreth 445 mijë qytetarë, kjo sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës nga viti 2015. Analizuar nga lloji i familjes, siç tregohet, shkalla e varfërisë për familjet e përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë është 22.9 përqind. Shumica e tyre janë të papunë dhe persona joaktivë, të ndjekur pastaj nga të punësuarit dhe pensionistët.

Kjo do të thotë që këta njerëz kanë më pak se 6,500 denarë në muaj, ku 10 për qind prej tyre janë qytetarë që punojnë por ende luftojnë me varfërinë, thotë profesorja Maja Gerovska-Mitev nga Instituti për Punë Sociale dhe Politikë në Fakultetin e Filozofisë .
“Natyrisht, që unë mendoj se një gjë e tillë është alarmante për çdo vend, përfshirë këtu edheMaqedoninë. Maqedonia ka një sistem të mbrojtjes sociale dhe ka instrumente përmes të cilave këto subjekte kanë të drejtë për mbështetje shtesë financiare dhe përkrahje në aspektin e shërbimeve. Pyetja është se sa këto fonde janë të mjaftueshme  për të përmbushur nevojat reale të njerëzve në rrezik nga varfëria. 

Perceptimi i përdoruesve dhe perceptimin e përgjithshëm është se lartrësia e instrumentit kyç i cili është i destinuar për këtë kategori të qytetarëve, e kjo është ndihma finaciare sociale, është tepër e ulët”, thotë Gerovska – Mitev.

Dukshmëria e problemit fillon me të dhëna statistikore dhe kjo shifër është e madhe, megjithëse nuk është përfundimtare, sepse statistikat vetëm matin të ardhurat e varfërisë, dmth. shumën e parave që njerëzit kanë në dispozicion, thotë Biljana Dukovska nga “Platforma kundër varfërisë”.

Platforma qytetare “Luaj me gisht” me rastin e Ditës Botërore kundër varfërisë mblodhi ushqim për 1.000 qytetarë. Blazhe Josifovski nga “Ajde Makedonija” organizatë e  cila është e përfshirë në dhurimin e ushqimit për kategoritë më të ndjeshme thotë se shumë më tepër njerëz janë të rrezikuar nga kjo dukuri.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri thotë se Maqedonia ka një prirje drejt reduktimit të lehtë të varfërisë dhe pabarazisë.

“Megjithatë, pavarësisht trendeve të tilla pozitive, varfëria në vend është ende në nivel të lartë, kurse përballja me këto sfida dhe promovimi i kushteve që ndikojnë drejtpërdrejtë në varfëri mbeten një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, thotë Aziri.

Paratë nuk mjaftojnë as për ushqim

Studimet tregon se 22 për qind e qytetarëve mbijetojnë me ndihmën e prindërve, bashkëshortëve ose nga të afërm që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Vetëm një e treta e popullsisë, thotë hulumtimi, mund t’i plotësojnë nevojat e tyre. Ndërsa 41 për qind arrijnë të përmbushin vetëm llogaritë dhe nevojat e ushqimit, kurse 28 përqind nuk arrijnë ta bëjnë as edhe këtë. Realiteti tregon se edhe ata qytetarë që janë anketuar, të cilët kanë disa lloj të ardhurash, thonë se paratë nuk janë të mjaftueshme as për të përmbushur nevojat ekzistenciale.

“Nuk ka standard me 8000 denarë, tre persona jetojnë në shtëpi. Kë të paguajmë para, rrymën elektrike, ujin apo telefonin. Për ushqim nuk ngelet asgjë”, thotë një qytetar i intervistuar.

Paratë janë pak. Çka të bësh para, të paguar faturat, apo për fëmijët, për diçka tjetër nuk të ngel asgjë”

“Më pagë administratori mund të jetosh vetëm 15 ditë”

Asistenca sociale për person është pak më shumë se 2800 denarë. Për familjet me dy anëtarë, ndihma sociale është rreth 3800 denarë, me 3 anëtarë 4900 denarë, familjet me katër anëtarë marrin një mijë denarë më shumë dhe me pesë anëtarë rreth 7000 mijë denarë.

Zëvendësministri Aziri thotë se një nga masat për zvogëlimin e varfërisë është rritja e vazhdueshme e shumës së përfitimeve në para.

Punësimi nuk do të thotë edhe flakje të varfërisë

Duke pasur parasysh se sipas të dhënave të fundit të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, shporta minimale është 32,325 denarë, atëherë rezulton se pothuajse rreth një pagë e gjysëm mesatare është e nevojshme vetëm për të mbuluar shpenzimet. Por rreth 43 për qind e të punësuarve në Maqedoni fitojnë një pagë prej më pak se 12 mijë denarë. Dukovska thekson se është shumë e vështirë të arrihet minimumi që nevojitet për një jetë të denjë familjare, sepse paratë nuk arrijnë as për faturat, e as për sigurimin e ushqimit cilësor. Sipas saj, edhe punësimi nuk garanton se do të shmangë varfërinë.

“Teorikisht punësimi duhet të jetë një garanci për një jetë cilësore, por nuk është kështu dhe në një situatë të tillë, shumë qartë duket se në Maqedoni  kemi një problem më të madh se kaq. Pra, kur flasim për punësimin, evedentohen vetëm qyterarët e përfshirë nëpër vende pune formale, por ne kemi edhe qytetarë që punojnë me kohë të pjesshme ose janë me punë të paregjistruar. Këta janë skllevërit tanë modernë, pa të drejta pune, pa vende ku të ankohen dhe pa mundësi për të ushtruar të drejtat e tyre themelore “, thekson Dukovska.

Edhe Profesoresha Gerovska – Mitev mendon se të ardhurat nuk do të thotë me automatizëm edhe dalje nga varfëria. Sipas saj, një nga masat e mundshme është pikërisht shuma e ndihmës financiare që lidhet me shumën e pagës minimale. Zëvendësministri Aziri beson se asistenca sociale duhet të përshtatet me standardin e jetesës së qytetarëve, rritjen e pagës mesatare dhe të shpenzimeve për jetesë. Për vite me rradhë, “Platforma për Reduktimin e Varfërisë”, siç thotë Dukovska, është e angazhuar për reformimin e kujdesit social, i cili do të ndihmojë qytetarët të mos depërtojnë në varfëri absolute.

Aziri pranon se shërbimet e mbrojtjes sociale nuk ndjekin nevojat individuale të përdoruesve. Për të kapërcyer këtë  situatë, sipas tij, është parashikuar një reformë gjithëpërfshirëse e sistemit të mbrojtjes sociale.

Si vepron Kina me varfërinë?

Ndryshe nga Maqedonia, ku edhe vetë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, thotë se edhe pse vendi me kushtetutë është i definuar si shtet social  në realitet shpesh sistemi ka ngecje në këtë sferë, kurse shtetet e tjera të marrin lëvdata për përballjen me varfërinë. Banka Botërore u ndau lëvdatë autoriteteve kineze për përpjekjet e tyre për të reduktuar varfërinë e lartë të vendit. Sipas disa të dhënave, rreth 800 milionë qytetarërë kinez janë përfshirë nga masat e ndërmarra nga ky vend në vitet e fundit. Banka Botërore shpreson që Kina do të intensifikojë këto përpjekje për shkak të rritjes së qëndrueshme ekonomike të vendit.

Deri në fund të vitit të kaluar, të ardhurat mesatare të Kinës për kokë banori u rritën në 23,821 juanë, apo rreth 3610 dollarë, me një rritje vjetore prej 7.4 për qind, një rritje prej mbi 7 mijë juan krahasuar me 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat