Zaev: Kam mirëkuptim për veprimet e Ziadin Selës, vazhdojmë tutje së bashku

Maqedonia

Zaev: Kam mirëkuptim për veprimet e Ziadin Selës, vazhdojmë tutje së bashku

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 06:14
Sela dhe Zaev

Kryeministri Zaev i pyetur për Koalicionin për Zgjedhjet Lokale mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, ai tha se kjo nuk do te ndikonte në relacionet mes LSDM dhe Aleancës për Shqiptarët, sepse ajo është i nivelit lokal, dhe aspak nuk e rrezikon konceptin reformues të qeverisë së RM ai u përgjigj:

“Kam mirëkuptim. Me siguri janë pajtuar për programin në nivel lokal dhe kjo është krejt në rregullt. Ne në koalicion jemi me BDI-në dhe i përkrahim kandidatët e saj në ato komuna. Kështu që nuk shoh se kjo mund të ndikojë, përveç nëse Ziadin Sela dhe partia e tij vendosin të dalin. Mua më vjen mirë, ashtu siç e konfirmoi edhe ai, se do të mbetet në qeveri, kështu që vazhdojmë më tutje. Unë e di se shumica parlamentare do të forcohet akoma më shumë”, tha Kryeministri Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat