Fiat Canovski mbështet Ramiz Merkon për kreun e Strugës

Maqedonia

Fiat Canovski mbështet Ramiz Merkon për kreun e Strugës

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 06:19
Fiat Canovski

 Edhe Partia për Ardhmëri Evropiane (PAE) e biznismenit të njohur Fiat Canovski do të mbështesë kandidatin e BDI-së për kreun e Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Si mëson Zhurnal para takimit të kryeministrit Zaev dhe Merkos me qytetarët e Strugës që pritet të mbahet këto ditë në Strugë, është realizuar një rakimi midis Merkos dhe Canovskit i cili i ka premtuar mbështetje në rrethinë e dytë të zgjedhjeve kandidatit të BDI-së.

Përndryshe Canovski dhe partia e tij është pjesë e koalicionit të partive që janë rreth LSDM-së, ndërsa vetë canovski në zgjedhjet lokale të vitit 2009 ishte një nga pretendetët për kreun e Strugës ku arriti të marrë një numët të madh votash. 

Ai në rrëthinë e Strugës po edhe me gjërë në mesin e maqedonasëve-mysliman ka ndikim të madh ndërsa në Strugë ai pa problem mund të arrijë të siguroi mbi 4 mijë vota.

Sipas kësaj matematike, Merko me mbështetjen e Canovskit dhe LSDM-së dhe votat e militanëtëve dhe aktivistëve të BDI-së mund të jetë supriza e zgjedhjeve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat