MPB: Ndjekja e komunikimeve bëhet në mënyrë ligjore, me urdhër të gjykatës

Maqedonia

MPB: Ndjekja e komunikimeve bëhet në mënyrë ligjore, me urdhër të gjykatës

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 14:11
MPB

Në Ministrinë për punë të brendshme, ndjekja e komunikimeve kryhet vetëm në pajtim me procedurat ekzistuese ligjore, thonë nga MPB për Nova Tv pas akuzës së djeshme nga ana e liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski i cili tha se po bëhet përgjimi i një qind anëtarëve të organeve udhëheqëse të partisë.

“Ajo që bën MPB-ja është ligjore dhe me urdhër të gjykatës nëpërmjet Prokurorisë publike, ndërsa pikërisht prokuroria është ajo që kryen hetimet. Përgjim masiv joligjor, veçoria kryesore e sundimit të Nikolla Gruevskit është lëndë hetimore e PSP-së. DSk vepron sipas kompetencave të saj dhe aktivitetet e saj në formë të aksioneve operative dhe punimeve në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, esktremizmit të dhunshëm dhe format tjera të veprimeve kundër ligjore janë sekrete dhe nuk mund të komentohen publikisht. Puna e këtyre shërbimeve është e dedikuar drejt mbrojtjes së interesave dhe sigurisë së qytetarëëe dhe tani më nuk janë në kontroll të asnjë partie politike”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se me ndryshimet në MPB dhe DSk njëra nga qëllimet kryesore ka qenë eliminimi i elementeve ideologjike dhe për këtë shkak nuk bëhet fjalë për ekstremizëm dhe terrorizëm të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat