Zaevi dhe LSDM kanë organizuar zgjedhje kriminale, thonë nga OBRM-PDUKM

Maqedonia

Zaevi dhe LSDM kanë organizuar zgjedhje kriminale, thonë nga OBRM-PDUKM

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 13:12
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit kanë dalë sot me një njoftim drejtuar qytetarëve duke thënë se LSDM-ja udhëheq një qeveri policore dhe si pasojë ka organizuar zgjedhje kriminale.

”Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit ka organizuar zgjedhje kriminale e me këtë kanë lënë shenja të zeza në historinë e vendit. Zgjedhjet lokale në Maqedoni nuk ishin aspak zgjedhje demokratike dhe korrekte. Kishte presion ndaj administratës. Kishte ndreqje të rezultateve. Çdo ditë na vijnë informacione për prishje të procesit votues dhe kjo e gjitha ndikon në rezultatin e zgjedhjeve lokale” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

OBRM-PDUKM insiston se në të gjithë Maqedoninë është përdorur ”treni bullgar” në vjedhjet e votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat