Konferencë për dhunën dhe vrasjen e grave do të mbahet në Shkup

Maqedonia

Konferencë për dhunën dhe vrasjen e grave do të mbahet në Shkup

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 09:03
Ilustrim

Konferencë me temë “Femicidet – vrasja e grave sepse ato janë gra” do të mbahet sot në Shkup, nën organizimin e Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Folës kryesor në konferencë do të jenë Shalva Veil, profesoreshë në Universitetin Hebraik në Jerusalem dhe hulumtuese dhe zëdhënëse e njohur në temat e dhunës ndaj grave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo angazhohet që femicidet të trajtohen si fakt sociologjik, i cili duhet t’i kushtohet vëmendje e mjaftueshme dhe të tejkalohen sfidat në hulumtimet e tyre.

Krahas Veil, në konferencë do të flasin faktorë nga institucionet shtetërore dhe sektori joqeveritar që merren me tematikën e dhunës ndaj garve dhe vrasjes së tyre./Telegrafi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat