VMRO-DPMNE, akuzon LSDM-në për presion në Gjykatën Administrative dhe KSHZ

Maqedonia

VMRO-DPMNE, akuzon LSDM-në për presion në Gjykatën Administrative dhe KSHZ

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 13:19
VMRO-DPMNE

VMRO, përmes një komunikate për media ka lëshuar akuza në drejtim të LSDM-së, për presione në Gjykatën Administrative dhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Nga partia opozitare thonë se Gjykata Administrative dhe KSHZ kanë qenë nën presionin e LSDM-së për të fshehur blerjen e votave dhe shkeljet që aktivistët e LSDM-së kanë bërë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Përgjimi i gjykatësve në Gjykatën Administrative, presioni i vazhdueshëm dhe kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj gjykatësve dhe integritetit të tyre, ka bërë që ata të vendosin nën presion dhe jo mbi bazë të ligjit”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së. Këto reagime të OBRM-PDUKM-së vijnë pasi Gjykata Administrative dhe më herët KSHZ nuk pranuan asnjë nga ankesat e tyre në lidhje me zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën më 15 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat