Mehmedi: Habitem me LSDM- dje i quanin bashkëkriminel sot duan ti bëjnë kryetar

Maqedonia

Mehmedi: Habitem me LSDM- dje i quanin bashkëkriminel sot duan ti bëjnë kryetar

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 13:22
Nënkryetari i ASH Remzi Mehmedi

Nënkryetari i ASH Remzi Mehmedi mbrëmë në debatin televiziv Click plus tv 21 tha se nuk habiten nga qëndrimet e BDI dhe koalicionimi tyre është për të shpëtuar vetëne tyre, por më habit LSDM dhe Zoran Zaev se si ka mundësi të mbështes kandidat për të cilët vet kanë deklaruar se janë bashkëveprimtar të regjimit të VMRO-së dhe Gruevski.

Nuk habitem nga qëndrimi i BDI-së, por nga Zaev, nga fakti që eksponentë të caktuar mbështeten edhe nga partia e tij. Se si mund  Zaevi të shkon në Gostivar dhe Strugë ku në Gostivar garon ministri më i sukseshëm i kësaj qeverie Arben Taravari përball një kundërkandidati që vet Zaevi  pati deklaruar se është bashkëkriminel i regjimit të kaluar .Në anën tjetër është gara për Strugën ku Ziadin Sela është  njëri nga sinonimet që u bë tash simbol i ndryshimit të regjimit VMRO – BDI dhe nga ana tjetër kundër kandidati i z. Selës, i cili njihet si mbështetës dhe pjesë e regjimit të kaluar të kenë mbështetjen e e vetë kryeministrit Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat