Tarçullovski: Godet Zaevin, 5000 eurot mi ka dhënë LSDM-ja

Maqedonia

Tarçullovski: Godet Zaevin, 5000 eurot mi ka dhënë LSDM-ja

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 10:51
Johan Tarçullovski

Kandidatët për kryetarë të Komunës së Kisella Vodës, Johan Tarçullovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së si dhe Filip Temellkovski nga LSDM, dje të futur në emisionin “ Vetëm e vërteta" në TV “Kanal 5” kanë folur edhe për 5000 eurot që kandidati Tarçullovski ka marrë për 8 vjet radhazi transmeton Portalb.

“8 vjet na ka ndihmuar shtetit, si shumë familje tjera. Kush duhet tjetër të na ndihmojë apo duhet të presim që një shtet tjetër të na jep para? Kur të mbarojë i tërë tregimi të shohim se si i kemi borxh një shteti tjetër? Të gjithë shtetet, të akuzuarit e Hagës i kanë ndihmuar. Marrja e 5000 eurove është vendim i Qeverisë, i LSDM-së, sepse ajo na i dha në fillim e më pas VMRO-DPMNE-ja e ka vazhduar”, tha Tarçullovski. 

Përndryshe, ditë më parë mediet publikuan dokumentin që tregoi se gjatë vitit 2011, me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë janë ndarë nga 5000 euro në muaj për Tarçullovskin, apo në total 60 mijë euro në vit. Por skandali me Tarçullovskin shkoi duke u thelluar, pasi që  Sonja Tarçullovska, bashkëshortja e Tarçullovskit, përmes një letre të hapur e ka pranuar se qeveria VMRO-BDI i ka dhënë nga 5.000 euro në muaj dhe se këto para janë marrë për 8 vjet radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat