Angjushev: Ligji i ri për energjetikë, në pajtim me rekomandimet e BE-së

Maqedonia

Angjushev: Ligji i ri për energjetikë, në pajtim me rekomandimet e BE-së

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 22:28
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot në Bruksel u takua me Ministren belge të Energjetikës, mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm, Marie-Christine Marghem me të cilën bisedoi për pozicionin momental të Maqedonisë në pjesën e energjetikës dhe për planet dhe perspektivat e ardhshme të Qeverisë në sektorin energjetik.

“Maqedonia përgatit ligj të ri për energjetikë në të cilin do të implementohet Pakoja e tretë energjetike të Bashkimit Evropian dhe masat e rekomanduara nga Komuniteti energjetik. Ardhmëria në energjetikë do të bazohet në burimet ripërtëritëse të energjisë, përmes konceptit racional, të qëndrueshëm dhe të pagueshëm”, ka theksuar Angjushev.

Angjushev, siç kumtoi Kabineti i tij, ka shprehur falënderim deri te anëtaret e BE-së për mbështetjen e treguar në zbatimin e politikave të Qeverisë së Maqedonisë dhe ka theksuar se ajo me përkushtim punon në zbatimin e reformave të paralajmëruara me qëllim të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia synon drejt integrimit të plotë drejt BE-së dhe në këtë proces Qeveria konsideron se me rëndësi thelbësore është bashkëpunimi me vendet anëtare, siç është Belgjika, dhe shfrytëzimi i përvojave të tyre, veçanërisht në pjesën e harmonizimit të rregullativës kombëtare me rregullat evropiane. Ndarja e informacioneve dhe përvojave nga vendet anëtare janë kyçe për integrimin e Maqedonisë në BE”, ka nënvizuar Angjushev.

Ministrja Marghem ka porositur se Maqedonia mund të presë mbështetje nga Belgjika në procesin eurointegrues dhe se pret që marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të intensifikohen.

Zëvendëskryeministri Angjushev i ka prezantuar edhe masat nga Plani qeveritar për rritjen ekonomike dhe ka porositur se investuesit e huaj, përfshirë edhe ata nga Belgjika, janë të mirëseardhur të investojnë në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat