Ministri i drejtësisë, Saliji në forumin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje

Maqedonia

Ministri i drejtësisë, Saliji në forumin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 23:41
Bilen Saliji

Ministri i drejtësisë, Bilen Saliji merr pjesë në Forumin ministror për Drejtësi dhe punë të brendshme BE-Ballkani Perëndimor, i cili sot dhe nesër mbahet në Sofje, në kuadër të kryesimit të Estonisë me BE-në.

Siç kumtuan nga Ministria e drejtësisë, në kuadër të seancës kushtuar “Drejtësisë” u diskutuan tema lidhur me përgjegjësinë e gjyqësië dhe bashkëpunimin gjyqësor në materien civile dhe penale.

“Ngjarjet e këtilla, ku ne vendet e Ballkanit Perëndimor diskutojmë me përfaqësuesit e BE-së, për tema të cilat na bashkojnë dhe për të cilat bashkërisht i krijojmë politikat, janë veçanërisht të rëndësishme dhe paraqesin nxitje për zbatimin e mëtutjeshëm dhe të përforcuar të zbatimit të kritereve për qaje në familjen evropiane”, thekosi ministri Saliji në fjalimin e tij.

Ai tha se Ministria e drejtësisë në mënyrë aktive dhe intensive punon në plotësimin e reformave të parapara në sferën e gjyqësisë të cilat duhet t’i mënjanojmë të gjitha dobësitë dhe mangësitë e përcaktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat