PDSH në Studeniçan, Sadiku: Pres fitore bindëse më 29 tetor

Maqedonia

PDSH në Studeniçan, Sadiku: Pres fitore bindëse më 29 tetor

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 23:23
Thaçi

Kandidati i PDSh-së për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiku, vazhdoi takimet me banorët. Sadiku theksoi se banorët e komunës së Studeniçanit votuan në rrethin e parë si rezultat i punës së deritanishme që ai ka bërë në këtë komunë, ndërsa pret fitore bindëse më 29 tetor. Sadiku u zotua se posa të përfundojnë zgjedhjet menjëherë do të fillojë me punë, në mënyrë që të realizojë programin e tij me përpikëri dhe të bëjë komunën e Studeniçanit komunë më të zhvilluar.

“Është shumë e rëndësishme që ajo përkrahje fillimisht t’i marr ato vota që i kam pasur, por me mundësi që edhe të rritet ajo përkrahje. Këtë ma kanë thënë gjithkund, duke filluar prej fshatit Maja e Zezë ku kam marrë 90 vota, tani më premtojnë se përkrahja do të jetë dyfish më e madhe. Gjithashtu në fshatin Ellovë kam pasur takim, edhe atje fuqimisht më përkrahin, në fshatin Cvetovë më thonë edhe atje se do të jetë ku kam marrë vota, përafërsisht edhe atje më thonë se përkrahja do të jetë dyfish më e madhe”, u shpreh Kandidati i PDSH-së për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat