Xhaferi: Atmosfera e votimit të mbizotërojë deri në fund të procesit zgjedhor

Maqedonia

Xhaferi: Atmosfera e votimit të mbizotërojë deri në fund të procesit zgjedhor

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 15:33
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi pasi që votoj në fshatin Forinë të Gostivarit, për mediat deklaroi se qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëjnë atë në mënyrë demokratike.

“Gjithsesi se shfrytëzuam të drejtën për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. I falënderojmë të gjithë qytetarët për kujdesin, për atmosferën festive që shprehën edhe në raundin e dytë! Dëshirojmë që kjo atmosferë të mbizotërojë deri në përmbyllje të procesit zgjedhor! Përfundimisht qytetarët e Republikës së Maqedonisë tregojnë që kanë dinjitetin, njohuritë dhe kapacitetin e duhur dhe demokratik për të shprehur vullnetin e tyre.

Më gëzon fakti që kemi arritur në këtë moment që qytetarët të mund të përcaktohen për të bërë zgjedhjen e tyre. Shpresojmë se atmosfera në të gjithë Republikën e Maqedonisë, do të shkoj në këtë frymë që mbizotëron edhe këtu. Andaj i urojmë qytetarët për këtë sjellje dinjitoze në këtë dite festive që na kanë mundësuar. Urime të gjithë atyre që do të fitojnë mandatin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat