KSHZ refuzon të gjitha ankesat e partive politike

Maqedonia

KSHZ refuzon të gjitha ankesat e partive politike

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 17:44
KSHZ

Komisioni Shtetror i Zgjedhjeve ka refuzuar të gjitha ankesat e pranuara deri më tani, mëson InfoShqip.

Sipas informatave jozyrtare bëhet fjalë për 4 ankesa lidhur  me thyerjen e  të drejtës së votës.

KSHZ ka diskutuar në lidhje me këto anksa pas dyerve të mbyllura dhe ka vendosur se të njejtat janë të pabaza.

KSHZ gjithashtu ka paralajmëruar konferencë për shtyp në ora 18, ku do të njoftojnë për dalshmërinë e qytetarëve deri në ora 17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat