Ziadin Sela: Unë ministër i Zaevit? Asnjëherë!

Maqedonia

Ziadin Sela: Unë ministër i Zaevit? Asnjëherë!

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 17:43
Udhëheqësi i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela

Udhëheqësi i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela, ka mohuar zërat se do të zëvendësojë bashkëpartiakun e tij Arben Taravari në postin e ministrit në Ministrinë e Shëndetësisë, pas publikimit të shkrimeve në disa media se ish kreu i Strugës është njëri nga kandidatët e mundshëm për kreun e kujdesit shëndetësor.

Sela në lidhje me këtë per Makfaks thotë se ai nuk ka ndër mend të jetë ministri i Zaevit.

“Unë ministri i Zaevit? Pra ju lutem, unë e konsideroj veten një person me vetëbesim dhe integritet”, kështu është shprehur Sela pa e specifikuar nëse kjo do të thotë se Aleanca për shqiptarët do të largohet nga koalicioni qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat