Kuvend, u konstatuan dorëheqjet e deputetëve

Maqedonia

Kuvend, u konstatuan dorëheqjet e deputetëve

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 12:42
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në fillim të seancës së 18 i ka konstatuar dorëheqjet e deputetëve të cilët në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale morën mandate për kryetar të komunave.

Pesë deputetët të cilët u bënë kryetar të komunave në rrethin e partë të zgjedhjeve, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Sasho Pockov, Kosta Janevski dhe Maksim Dimitrievski. Vendet e tyre në Kuvend pritet që t’i zënë, Tatijana Lalçevska, Aneta Simeska – Dimoska, Lidija Tasevska, Riste Tashev, Kostadin Kostadinov, Agim Murtezanov dhe Kostadin Acevski.

Kuvendi sot i ka konstatuar edhe dorëheqjet e deputetëve të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi dhe Bilall Kasami, por edhe të PDSH-së, Bardhyl Dauti, të cilët paraprakisht dhanë dorëheqje që të kandidojnë për kryetar të komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat