Taravari: Zaev disa herë ka ardhur në Gostivar, ka shkelur rekomandimet e Pribesë

Maqedonia

Taravari: Zaev disa herë ka ardhur në Gostivar, ka shkelur rekomandimet e Pribesë

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 12:50
Arben Taravari

Kryetari i ri i Komunës së Gostivarit dhe sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në një intervistë të shkurtë për Tv Telma ka theksuar se kryeministri Zaev ka shkelur rekomandimet e Pribesë në zgjedhjet lokale në Maqedoni duke u zotuar publikisht që Qeveria do qëndrojë prapa kandidatëve të BDI-së nëse ato fitojnë në komunat ku garojnë.

“Kryeministri Zaev disa herë ka ardhur në Gostivar dhe ka bërë thirrje që të votohet kundërkandidatim im, që është në kundërshtim me rekomandimet e Pribes. Si kryeministër nuk ka guxuar që të thotë se nëse fiton Bejta e gjithë qeveria do t’i qëndrojë prapa. Por eshe përkundër kësaj unë kam thënë se do të fitojë dhe fitova në Gostivar. Pas fitores nuk më ka uruar kryeministri Zaev për fitoren. Ai duhet të uroj të gjthë kryetarët e zgjedhor jo vetëm mua”, thotë Taravari.

Ai theksoi se pas zgjedhjeve lokale nuk jemi ulur të bisedojmë me kryeministrin Zaev, as lideri Sela nuk është takuar.

“Sipas të gjitha rregullave ai duhet të na ftojë në takim dhe të bisedojmë. Sa i përket ministrit të ardhshëm të Shëndetësisë mendoj se për këtë çështje duhet të vendosin organet e partisë”, theksoi Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit dhe sekretar i përgjithshëm i ASH-së.

I pyetur nëse në Qeverin reformatore kyçet edhe PDSH-ja e udhëhequr nga Menduh Thaçi ai tha se Aleanca për Shqiptarët në këtë rast nuk ka çfarë kërkon në këtë Qeveri.

Përndryshe, Arben Taravari për dy ditë pritete të marrë edhe zyrtarishtë drejtimin e kreut të komunës së Gostivarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat