Pançevski: Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën time, kontrollet e PSP janë joligjore

Maqedonia

Pançevski: Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën time, kontrollet e PSP janë joligjore

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 16:06
Vlladimir Pançevski

Vlladimir Pançevski ka thënë se Gjykata e Apelit në Shkup ka pranuar ankesën e avokatëve të tij, me të cilën urdhëri për kontroll në shtëpinë e tij i lëshuar nga gjykatësja në Gjevgjeli është shpallur joligjor.

“E kam marrë vendimin dhe ky vendim është përfundimtar pas ankesës sime për veprime joligjore të PSP dhe policisë”, tha Pançevski për Makfaks, duke shtuar se kjo ndodh vetëm në filmat amerikan, që gjykatësi nga Arizona të jep urdhër për kontroll në Kaliforni.

Sipas vendimit të Këshillit të Gjykatësve në Gjykatën e Apelit, urdhëri i gjykatës në Gjevgjeli për kontrolle në shtëpinë e Pançevskit është joligjor dhe është shkelur neni 27 nga Ligji për gjykatësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat