Maqedoni, universitetet përgatisin ndryshimet e ligjit për arsim të lartë

Maqedonia

Maqedoni, universitetet përgatisin ndryshimet e ligjit për arsim të lartë

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 08:09
Universitete

Universitetet filluan që të përpilojnë draft programe në bazë të kërkesave dhe shqyrtimeve të profesorëve, të cilat më pas do të dërgohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për analizë dhe më pas të vendoset se çfarë të ndryshohet, njofton Portalb.mk.

Gjatë viteve të fundit ligji për arsimin e lartë tërë kohën ndryshonte dhe nuk dihej qartë se cilat ndryshime vlenin dhe cilat anuloheshin. Profesorët disa herë u ankuan për këtë çështje, por tani siç duket po i vjen fundi këtij procesi kaotik.

 Profesori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Fati Iseni, tha se ky universitet është duke punuar në përpilimin e draft programit po gjithashtu do të ketë debat publik ku të gjithë profesorët do të mund të japin sugjerime dhe vërejtje lidhur me ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë. “Draft programi për ndryshimin e ligjit për arsim të lart është në fazën përgatitore dhe çdo vërejtje është e mirëseardhur në bazë të asaj që edhe vetë ministrja e arsimit tha që çdo profesor ka mundësi që të jep propozime dhe vërejtje.

Për këtë do të ketë edhe debat publik dhe unë do të intervenoja te çështja e hulumtimit, punimeve shkencore dhe grumbullimit të pikave së çështjes së avancimit, meqë këtu vlerësoj që është diskriminues në raport me kushtet që ofron MASH për një punëtor shkencor apo për një profesor universitar në raport me kërkesën që paraqet për avancim. Për shembull kërkohen publikime në zhurnale me impakt faktor, me ndikim ndërkombëtar, kurse çdo publikim dhe hulumtim kushton me qindra euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat