Ligjëratë për ndikimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve

Maqedonia

Ligjëratë për ndikimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 10:34
Ilustrim

"Fytyrë e njohur-Dhuna në jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve" është tema e ligjëratës së përfaqësuesit të UNICEF-it në Maqedoni, Benxhamin Perks që do të mbahet sot në Fakultetin filozofik në Shkup.

Gjatë ligjëratës do të prezantohen të dhëna të reja globale për përhapjen e dhunës ndaj fëmijëve dhe përvojat negative nga fëmijëria me qëllim që të krijohet pasqyrë për madhësinë e problemit. Ligjërata do të përfshijë prezantim të hulumtimeve dhe fakte të reja nga neuroshkenca dhe psikologjia, në mënyrë që të tregojë lidhshmëri të drejtpërdrejtë mes nivelit të përvojave negative në fëmijëri me suksesin në jetën e të rriturve. Do të prezantohen mënyrat për parandalim të përvojave negative në fëmijëri dhe mbështetje të viktimave nga përvojat negative në fëmijëri, përfshirë sisteme të integruara për mbrojtje të fëmijëve, sisteme më mira të pajisura arsimore dhe tejkalimi i tabusë publike rreth kësaj teme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat