Të dielën, protestë në Shkup kundër dënimeve ndaj grupit "Kumanova"

Maqedonia

Të dielën, protestë në Shkup kundër dënimeve ndaj grupit "Kumanova"

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 19:30
Grupi Kumanova

Disa organizata joqeveritare shqiptare në Maqedoni kanë paralajmruar protestë para Gjykatës Themelore Shkup1, për të shprehur paknaqësin me aktvendimin e shqiptuar ndaj "Grupit të Kumanovës".

"Disa organizata joqeveritare me inicativë qytetare organizojmë protest kundër dënimit kapital që Gjyqi i Shkupit 1 ua shqyptoi të dënuarave në rastin "Lagja e Trimave", Kumanovë. Protesta do të mbahet ditën e diel me fillim në ora 13. Protestat do të niset nga Sheshi "Skënderbeu dhe do të përfundojë para gjykatës Themelore Shkup 1", thuhet në njoftimin e organizatave joqeveritare që i prijnë kësaj proteste.

Protestuesit do të kërkojnë hetuesi ndërkombëtare dhe rishqyrtim të lëndës.

Image
Dokument
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat