Rritja e akcizës së naftës mund të ndikojë në rritjen e çmimeve

Maqedonia

Rritja e akcizës së naftës mund të ndikojë në rritjen e çmimeve

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 18:18
Ilustrim

Qeveria paralajmëroi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm planifikohet rritje e akcizës së naftës për tre denarë. Një vendim i këtillë, sipas ekonomistit Abil Baush, thotë se është i papritur, pasi Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM deklaronte se të gjitha vendimet e këtij lloji do ta merren me një debat publik dhe kjo nuk ndodhi.

Sipas tij, edhe pse kalkutimet që i tregoj ministri i Financave do të jenë 1.7% rritja e inflacionit nuk u bën kalkulime se sa kjo do të ketë impakt te mirëqenia sociale e qytetarëve. Ai po ashtu tha se duhet të dilnin me një qëndrim se për çfarë arsye do t’i shpenzojnë këto të holla.

Baush thotë se në fillim rritja e akcizës nuk do të ndikojë në rritjen e çmimeve por në një periudhë afatgjate mund të pritet një gjë e tillë.

Ndërkohë, LSDM para disa viteve, deri sa ishte opozitë, kërkonte ulje të akcizës së naftës me çka do të uleshin edhe çmimet e derivateve. Sipas vlerësimit të LSDM-së opozitare, akcizat e larta rëndojnë buxhetin familjar edhe ashtu në krizë. Por, pas ardhjes në pushtet, një ndër masat e para ekonomike të Qeverisë së LSDM-së është pikërisht rritje e mëtutjeshme e akcizës për naftën, që do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të naftës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat