Ivanov: Dështimi i BE-së në Ballkan hap dyert për ndërhyrje të Rusisë dhe Kinës

Maqedonia

Ivanov: Dështimi i BE-së në Ballkan hap dyert për ndërhyrje të Rusisë dhe Kinës

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 10:47
Gjorgje Ivanov

Bashkimi Evropian e ka lënë derën e hapur për partneritetin strategjik kinezo-rus në Ballkan për shkak të mossuksesit absolut për tu angazhuar dhe investuar në rajon, ka deklaruar presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për gazetën angleze The Telegraph.

Ivanov thekson se Bashkimi Evropian me qasjen e të menduarit në shekullin 20 dhe grindjet e vogla të brendëshme e kanë lënë të paaftë për ballafaqim me sfidat e shekullit aktual, nga migrimi masiv deri te shefat e krimit digjital dhe Rusia revanshiste.

“Deri para një kohe, nuk ka pasur investime ruse në Maqedoni. Por, ashtu siç tërhiqet Evropa, apo thënë më mirë, nuk i përmbush premtimet e saj për inkorporimin e Ballkanit si pjesë e Bashkimit Evropian, kjo është si një thirrje nga Bashkimin Evropian që të plotësojë këtë hapësitë të zbrazur”, thotë Ivanov.

Zyrtarët evropianë paralajmërojnë për rrezikun e përzierjes ruse në Maqedoni në tentativë për ndërhyrje në sferën euro-atlantike, përderisa shikojnë me ankth vazhdimin e investimeve kineze nëpërmjet programit të saj “16+1” për shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat