Kryeministri Zaev nesër do të marrë pjesë në Forumin ekonomik në Vjenë

Maqedonia

Kryeministri Zaev nesër do të marrë pjesë në Forumin ekonomik në Vjenë

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 11:40
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev nesër do të marrë pjesë në Forumin ekonomik “Dialog për të ardhmen 2017”, që do të mbahet në Vjenë.

Krahas kryeministrit Zaev, në këtë forum do të marrë pjesë edhe zv.kryeministri për çështje evropiane, Koço Angjushev.

Kryeministri Zaev do të mbajë fjalim në suaza të debatit me temë “Bashkimi rajonal si pjesë e integrimeve evropiane”, ndërsa zv.kryeministri Angjushev do të flasë në seancën e parë plenare “Jetojmë në kohë digjitale! Vizioni dhe reaksioni i investitorëve”.

Siç informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, gjatë ditës së nesërme parashihet takim i kryeministrit Zaev me ministrin për punë të jashtme të Austrisë dhe kancelar i ardhshëm, Sebastian Kurz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat