Gjykata administrative vazhdon me shqyrtimin e ankesave

Maqedonia

Gjykata administrative vazhdon me shqyrtimin e ankesave

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 12:35
Foto ilustruese

Gjykata administrative sot do të sjellë vendim për dhjetë nga gjithsej 16 ankesat të cilat u shqyrtuan dje dhe do të shqyrtojë 6 ankesat e mbetura, të cilat janë dorëzuar në këtë gjykatë në lidhje me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.

Te Gjykata administrative sot deri në orën 10 u dorëzuan gjithsej 16 ankesa.

Nga 16 ankesat, 11 janë nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja Besa dhe një nga Lëvizja popullore e Maqedonisë.

Gjykata administrative është e obliguar të sjellë vendim në lidhje me ankesat në afat prej 48 orësh nga pranimi i tyre.

Paraprakisht, KSHZ-ja në seancën e saj i hodhi poshtë të gjitha ankesat e dorëzuara nga partitë politike në lidhje me procesin e votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat