Protesta kundër dënimit të “Grupit të Kumanovës”, kjo është kërkesa e protestuesve

Maqedonia

Protesta kundër dënimit të “Grupit të Kumanovës”, kjo është kërkesa e protestuesve

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 13:19
Pamje nga protesta

(E plotësuar) - Në sheshin "Skenderbeu" në Shkup filloi protesta kundër aktgjykimeve të shqiptuara ndaj të akuzuarve në rastin "Lagja e trimave".

Pritet pjesëmarrësit në protestë prej sheshit Skënderbeu të drejtohen nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me ç'rast pas qëndrimit të shkurtër, do të kthehen mbrapa nëpër marshutën e njëjtë dhe do të protestojnë para Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup.

Organizatorët e protestës kërkojnë hetim ndërkombëtar dhe rishikim të rastit i cili, sipas tyre, është edhe një padrejtësi ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Krahas për të dënuarit në rastin "Lagjja e trimave" kërkohet liri edhe për të dënuarit e tjerë në rastet "Monstra", "Brodeci" dhe të tjera.

Në protestë vërehet prani e madhe e policisë, ndërsa MPB sot kumtoi se për shkak të protestës komunikacioni në rajonin qendror të qytetit në Shkup do të rikëahëzohet.

Gjykata Penale të akuzuarve  për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë në maj të vitit 2015, në të cilat jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë, u shqiptoi tetë dënime me burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet, gjashtë me nga 20 vjet, një me 18 vjet dhe dy me nga 14, dy me 13 dhe dy nga 12 vjet dhe katër aktgjykime për lirim.

***

Disa organizata joqeveritare sot në Shkup kanë organizuar protesta kundër aktvendimit për të akuzuarit në rastin e Kumanovës, i cili ndodhi para dy viteve gjegjësisht më 9 dhe 10 maj të vitit 2015.

Protestuesit do të marshojnë prej sheshit “Skënderbeu” deri tek Gjykata Penale e Shkupit, e cila solli vendimin për burg të përjetshëm për tetë persona të akuzuar nga “Grupi i Kumanovës”, ndërsa të akuzuarit tjerë i dënoi me gjithsej 746 vjet heqje lirie.

Protestuesit apelojnë që të zbulohen porositësit e vërtetë të ngjarjes së Kumanovës dhe kërkojnë hetim ndërkombëtar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat