Ndotja e ajrit, ende asnjë masë nga qeveria

Maqedonia

Ndotja e ajrit, ende asnjë masë nga qeveria

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 21:22
Ilustrim

Nuk janë marrë masa për të parandaluar përhapjen e ajrit të ndotur nga i cili, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, vdesin mbi një mijë njerëz në vit. Autoritetet ta zgjidhin problemin e ndotjes së ajrit sa më shpejt të jetë e mundur, thonë qytetarët.

Natën e kaluar përqendrimi në ajër me grimcat PM10 në disa vende ishte më shumë se tre deri në pesë herë se vlera kufi prej 50 mikrogramë për metër kub. Normat më të larta të ndotjes nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit ishte në lagje Lisiçe ku përqendrimi në ajër me grimcave PM10 ishte 359 mikrogramë për metër kub të ajrit, kështu në Karposh ishte 312, pastaj në Qendrën 178.

Nga matjet e mëngjesit treguan nivele të ulëta të ndotjes ajrit, por jo për kohë të gjatë. Mjekët thonë se pacientët me sëmundje kronike të mushkërive dhe fëmijët vuajnë më shumë nga ajri i ndotur, por edhe ata që nuk kanë probleme. Rekomandohet që ata të mos qëndrojnë shumë jashtë, qytetarët të qëndrojnë më shpesh në shtëpitë e tyre ose të shkojnë për të ecur në natyrë e vendeve më të larta ku nuk ka ndotje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat