Musliu: Nuk pres rikomponim të qeverisë

Maqedonia

Musliu: Nuk pres rikomponim të qeverisë

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 21:24
Albert Musliu

Përveç mbushjes së digastereve që u zbrasën për shkak të zgjedhjes së disa ministrave si kryetarë komunash analisti politik Albert Musliu nuk pret ndonjë rikomponim të formatit qeveritarë.

Mandje ai nuk pret as shkëputjen e Aleancës për Shqiptarët nga ky koalicion pavarsisht të mënyrës së veprimit të të gjitha forcave politike në zgjedhet e fundit lokale.“Për z gjedhjet lokale kishim një tensionim kishim rritje të emocioneve. Besoj se tash këto ditë që kaluan ka filluar ç’tensionimi besoj se edhe emocionet kanë filluar të bien dhe mendoj se disa çështje t’i rregullojnë edhe ti tejkalojnë. Nuk shof ndonjë material apo ndonjë nevojë për ndonjë skajshëmëri në të gjithë atë proces. Besoj se ajo do të vazhdojë në një mënyrë normale ashtu siç politikanët dijnë ta bëjnë”, shprehet analisti poliltik Albert Musliu. Por Musliu nuk përjashton mundësinë që të ketë rigrupime në kuvend ku sipas tij deputet të caktuar mund të riorientohen. “

Unë realisht pres të ketë lëvizje në atë drejtim. Mundet që fillimisht të jenë partnerët e VMRO-së tashmë opozitare. Parnerët e koalicionit më ë vogël. Mund të ketë realisht lëvizje aty se nuk e shof të arsyeshme as nevojën e qëndrimit të tyre veçanërisht përfaqësuesit e komuniteteve më të vogla qëndrimit të tyre në një pozitë opozitare  duke mbrojtur interesat e një subjekti më të madh se motivi i përmbajtjes së atyre koalicioneve ka qenë pjesmarrja në pushtet ashtu që mund të ndodhë që të ketë aty një lëvizje në këtë faze të parë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat