“Kumanova”, të pafajshmit mbeten ende në paraburgim

Maqedonia

“Kumanova”, të pafajshmit mbeten ende në paraburgim

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 16:54
“Kumanova”

Të liruarit nga akuza në rastin e Kumanovës akoma nuk janë liruar nga paraburgimi. Arsye për këtë është vonesa e përpilimit të vendimit të gjykatës.

Besnik Bajrami, Besnik Ajdini, dhe Fazli Osmani vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në burgun e Shutkës. Deri më tani prokuroria publike nuk është ankuar për vendimin e gjykatës që të lirojë këto të akuzuar për mungesë provash. Ndërsa i akuzuari Ibrahim Murtezani ka qenë dhe mbetet në paraburgim shtëpiak deri në përpilimin e vendimit përfundimtar të gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat