Dështoi miratimi i raportit të Avokatit të Popullit në Maqedoni

Maqedonia

Dështoi miratimi i raportit të Avokatit të Popullit në Maqedoni

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 18:31
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë kaloi raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2016 por në mungesë të numrit të mjaftueshëm të deputetëve nuk u miratuan rekomandimet e tij.

Ixhet Memeti, theksoi se për vitin 2016 janë regjistruar gjithsej 1523 shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Demokracia nuk nënkupton lëndim dhe mos respektim të mendimit ndryshe, por për kundër kësaj secili mund të mos pajtohet me mendimin e tjetrit por është e patjetërsueshme që ai mendim të respektohet”, u shpreh Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Deputetët opozitarë duke dalë në mbrojtje të Memetit, paraprakisht theksuan se raportet e tij ndër vite nuk merren seriozisht nga Kuvendi.

Në parim përsëriten problemet e njëjta. Probleme të mbrojtjes sociale, gjyqësore, probleme me MPB-në, të karakterit ekonomik etj. Nëse i shikojmë paraqitjet tuaja në këtë Kuvend vite më parë në prezantimin e Raporteve vjetore vërehet se gjërat përsëriten – tha Ilija Dimovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kur u thirr votimi për rekomandimet e Avokatit të Popullit një numër i madh i deputetëve nuk ishin në sallë.

Mungesa e deputetëve ndikoi edhe në pikat tjera të rendit të ditës. Kryeparlamentari Talat Xhaferi bëri dy herë thirrje që deputetët të kthehen për votim, por thirrja e tij u injorua. Xhaferi u detyrua të ndërpret seancën.

I ftoj deputetët të futen në sallë. Pauzë! Vazhdojmë në orën 15 – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit.

Për masat e propozuara nga Avokati i Popullit për zbatimin e rekomandimeve, vetëm 37 deputetë votuan “për”, pesë “kundër” dhe një i përmbajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat