Kuvendi miratoi shumë raporte vjetore për punën e agjencive shtetërore

Maqedonia

Kuvendi miratoi shumë raporte vjetore për punën e agjencive shtetërore

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 22:09
Kuvendi i Maqedonise

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë u deklarua për raportet vjetore dhe planet financiare të shumë komisioneve dhe agjencive shtetërore.

Deputetët, mes tjerash, e shqyrtuan edhe Raportin vjetor të RTVM-së për vitin 2016.

Snezhana Klinçarova nga RTVM-ja theksoi se për vitin e kaluar servisi publik radiodifuziv ka realizuar punë pozitive me përfitim të evidentuar në fund të vitit.

Deputeti i LSDM-së, Tomislav Tuntev theksoi se raportin do ta mbështesin me qëllim që të mos i pengojnë procedura kuvendore. Tuntev paralajmëroi ndryshime në RTVM të cilat do të iniciohen nga njerëz të cilët në mënyrë profesionale merren me aktivitet media dhe me gazetari.

Deputetja Nevena Stamenkovska nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se në vitin 2016, RTVM-ja ka pasur ofertë jo më pak se cilësore programuese. Për Stamenkovska e rëndësishme është pjesa që ka të bëjë me ndjekjen e zgjedhjeve në vitin 2016 për të cilat tha, ka kaluar në rendin më të mirë dhe që është vlerësuar pozitivisht.

Deputetë e shqyrtuan dhe miratuan raportin vjetor të punës së Entit shtetëror për revizion në vitin 2016.

Deputetët mes raporteve të tjera i miratuan edhe Raportin vjetor për punën e Agjencisë për komunikimet elektronike për vitin 2016, raportin vjetor për punën e Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele për vitin 2016, raportin vjetor të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës.

Ata e miratuan edhe Propozim vendimin për miratimin e Raportit vjetor për punën e  Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2016, Propozim vendimin për dhënien e pëlqimit për propozimin e programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas debatit e ndërpreu seancën e gjashtë, e cila është paralajmëruar se do të vazhdoj nesër në orën 11.00 sipas pikave për votim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat