Kuvendi do t’i mbajë vazhdimet e seancës së gjashtë dhe të shtatë

Maqedonia

Kuvendi do t’i mbajë vazhdimet e seancës së gjashtë dhe të shtatë

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 09:21
Kuvendi i Maqedonise

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t’i mbajë vazhdimet e seancës së gjashtë dhe të shtatë.

Në rend dite të vazhdimit të seancës së gjashtë kuvendore, mes tjerash janë Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës në lexim të parë dhe informacioni për situatën me dy deponitë në Strugë, të parashtruar nga shumë deputetë të opozitës.Deputetët në vazhdimin e seancës së tetë duhet t’i shqyrtojnë Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal në lexim të parë dhe propozim vendimin për emërimin e funksionit të zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit.

 Në rend dite janë edhe Propozim ligji për aktivitetet e doktoraturës për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për prokurori publike, të gjitha në lexim të parë. Seanca do të mbajnë edhe Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni për kulturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat