VMRO: LSDM duhet të angazhohet kundër ndotjes së ajrit

Maqedonia

VMRO: LSDM duhet të angazhohet kundër ndotjes së ajrit

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 11:06
VMRO

Maqedonia po ngulfatet në ajrin gjithnjë e më të ndotur, ndërsa Qeveria e LSDM-së ende nuk ka dalë me masa kundër ndotjes. A duhet njerëzit të vdesin që të dalim me masa konkrete, pyet VMRO-DPMNE-ja në një kumtesë të lëshuar sot lidhur me ndotjen e ajrit në vend.

“Tashmë gjashtë muaj LSDM premton por asgjë nuk ka ndërmarrë që të ulet ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë. Përgjegjësia e plotë dhe të gjitha institucionet të cilat duhet të reagojnë janë në duart e LSDM-së. Nevojiten masa menjëherë. Stop për populizmin, dhe premtimet e rrejshme. Në pyetje është shëndeti i njerëzve. Në vend të populizmit të lirë dhe përpjekjeve dekarative nevojitet veprim i menjëhershëm.

Para së gjirhash Qeveria, por Shilegov dhe të tjerët kryetarë të komunave të LSDM-së në vend të parakalimit duhet të përveshin mëngët dhe të fillojnë të ndërmarrin masa për ajër më të pastër. Qytetarët presin rezultate.

Ndotja disa herë e tejkalon kufijtë e lejuar. Parametrat tregojnë se pjesëzat PM10 në Shkup tejkalojnë 200 mikrogramë në një metër kuv ajër, ndërsa më kritike është Lisiçja ku pjesëzat PM kanë tejkaluar 350 mikrogramë në metër kub. Njëjtë si në Shkup është alarmante edhe në Tetovë, Manastir dhe Kumanovë”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat