Zoran Zaevit nuk i ka mjaftuar aparati shtetëror për të mposhtur Kasamin, ka angazhuar agjent edhe nga Serbia!?

Maqedonia

Zoran Zaevit nuk i ka mjaftuar aparati shtetëror për të mposhtur Kasamin, ka angazhuar agjent edhe nga Serbia!?

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 12:24
Kasami dhe Zaev

Gara më e nxeht në këto zgjedhje është zhvilluar pothuajse në gjithë vendin në mes gjitha partive politike shqiptare. Garë më e veçuar edhe sipas analistëve, u cilësua gara në mes Bilall Kasamit të Besës dhe Teuta Arifit të BDI-së. Në raundin e parë, të mbajtur më 15 tetor, Teuta Arifi fitoj këtë garë, por 4500 votat para Bilall Kasamit nuk e bëri atë fituese por gara mbeti e hapur për tu përballur në raundin e dytë më 29 tetor.

Me përkrahjen e LSDM-së, VMRO-së dhe PDSh-së, Teuta Arifi arriti të ulet në kreun e komunës Tetovës duke mposhtur Bilall Kasamin. Sipas burimeve tona, atë ditë në Tetovë, Zaevi ka përdorur gjithë fuqinë e tij politike për të mposhtur Kasamin, madje duke kërkuar ndihmë edhe agjent Serb.

Ky angazhim i kryeministrit të vendit ka ardhur për arsye që të detyroj ta largoj nga politika Bilall Kasamin, kurse Bilall Kasami i ka rezistuar fortë dhe iu ka bërë ballë gjithëve, duke arritur që të marr vetëm 1000 vota më pak se Teuta Arifi. Ndryshe, Besa në këto zgjedhje fitoj vetëm komunën e Zhelinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat