Analizë, vonesa në realizimin e planit “3-6-9”

Maqedonia

Analizë, vonesa në realizimin e planit “3-6-9”

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 16:22
Zoran Neçev

Një e treta e aktiviteteve të pjesës “3” nga plani “3-6-9” nuk është realizuar ndërsa prej tyre një pjesë realizohet me vonesë, tregon monitorimi i Institutit për demokraci.

Pushteti që prej para një muaji u distancua se të gjitha masat që janë në kompetencën e tij janë përmbushur, që nënkupton se ka vonesa tek trupat e tjerë punues dhe institucionet. Sipas kësaj, nuk mund të flitet për realizim qind për qind të obligimeve. Sipas dinamikës aktuale, për momentin kemi vonesa. Rezultati nga përmbushja e aktiviteteve të parapara në numrin “3” të planit “3-6-9” ka vonesë dhe gjithashtu nuk janë vërtetuar aktivitetet që përfshijnë pjesën “6” dhe “9” – deklaroi Zoran Neçev, instituti për demokraci “Societas Civilis”.  Një pjesë e aktiviteteve, për shembull reformat në gjyqësor as që mund të maten për shkak të mënyrës se si janë vendosur qëllimet. Për shembull, qeveria thjesht inkurajon Këshillin gjyqësor që t’i “inkurajojë” gjykatësit të denoncojnë presione. Por, zv/kryeministri Osmani është optimist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat