OJQ Infoqendra: Kuvendi t’i miratojë rekomandimet e Pribesë për Avokatin e Popullit

Maqedonia

OJQ Infoqendra: Kuvendi t’i miratojë rekomandimet e Pribesë për Avokatin e Popullit

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 17:05
OJQ Infoqendra

Avokati i Popullit është institucioni më i rëndësishëm dhe kyç i pavarur i cili duhet t’i promovojë, mbrojë dhe avancojë të drejtat njerëzore të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, thuhet në reagimin e OJQ Infoqendrës, pasi që Kuvendi nuk i miratoi rekomandimet e Pribesë për Avokatin e Popullit.

“OJQ Inforqendra shpreh pakënaqësi të madhe dhe zhgënjim nga fakti që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve të prnaishëm, nuk i miratoi rekomandimet e Pribesë të cilat kanë të bëjnë me Avokatin e Popullit, përkatësisht me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shtet. Përderisa Pribe e njohu dhe e theksoi rëndësinë e Avokatit të Popullit, Kuvendi dështoi përkatësisht refuzoi ta angazhojë Qeverinë që t’i përmirësojë gjendjet në sferën e të drejtave të njeriut me masa konkrete”, thuhet në reagim.

 Theksojnë se shteti i cili pretendon të jetë demokratik dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut. Nga OJQ Infoqendra kërkojnë që Kuvendi t’i konsolidojë radhët e veta dhe në afat sa më të shkurtë të mundshëm ta përmirësojë dëmin e shkaktuar përkatësisht t’i miratojë rekomandimet e Pribesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat