Lirohen të pafajshmit e “Grupit të Kumanovës”

Maqedonia

Lirohen të pafajshmit e “Grupit të Kumanovës”

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 18:23
Momenti i lirimit

Që nga mëngjesi, familjarët e Besnik Ajdinit, Besnik Bajramit dhe Fazli Osmanit presin para burgut të Shutkës daljen e familjarëve të tyre. 

Gjykata Penale ka dorëzuar vendimet në burgun e Shutkës dhe gjatë ditës pritet që institucioni ndëshkues t’i hap dyert e hekurta për katër personat e liruar nga akuza. 

Familjarët thonë se periudha 2 vite e gjysmë sa familjarët e tyre kanë qenë të akuzuar, ka qenë e vështirë për ta. Sipas tyre, pas lirimit fillon një jetë e re për familjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat