Kush është Joveski, i cili pritet të jetë kryeprokurori i ri i Maqedonisë?

Maqedonia

Kush është Joveski, i cili pritet të jetë kryeprokurori i ri i Maqedonisë?

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 19:31
Ljubomir Joveski

Ljubomir Joveski është propozimi i Qeverisë së Maqedonisë për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore Publike.

Qeveria e vendit e ka zgjedhur Joveski-n si kandidat më të denjë, duke u bazuar në të kaluarën akademike.

Por kush është dhe çka ka punuar Joveski?
-Për herë të parë Joveski ka punuar në vitin 1970 në Sekretarijatin për drejtësi në Republikën Socialistë të Maqedonisë.

-Ka qenë në Gjykatën Themelore Publike – Shkupi 2 ndërsa në vitin 2003 është zgjedhur si ndihmës prokuror publik.

-Në Këshillin e Prokurorëve Publik është prej dy viteve ndërsa më herët ka qenë edhe një nga 10-të zëvendësit e Marko Zvrlevskit, prokurori i shkarkuar.

Në listën për pasurinë e tij ai ka paraqitur një banesë në Shkup prej 51 metër katrorë në vlerë prej 38 mijë eurosh. Ai gjithashtu ka paraqitur edhe një ”Renault Megane” dhe një ”Yugo” e vjetër 19 vjeç.

Në bankë, Joveski ka 7 mijë euro dhe një borxh në kartelën e kreditit prej 150 mijë denarë apo 2439 euro.

Zgjedhja e Joveskit duhet të kalojë në Kuvend ku duhet të merr mbështetjen e 61 deputetëve. Mandati i kryeprokurorit është gjashtë vite. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat