Sot jepet aktvendimi për Goran Grujevskin

Maqedonia

Sot jepet aktvendimi për Goran Grujevskin

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 09:40
Goran Grujevski

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të shqiptohet aktvendimi për rastin “Fortesa 2″  në të cilin është akuzuar ish shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe gjashtë të punësuar të tjerë në DSK.

Në seancën e kaluar në fjalët përmbyllëse, prokurorët nga Prokuroria Speciale Publike kërkuan dënim më të ashpër për Grujevskin, si i akuzuar i parë në këtë rast.

Prokurorja Lençe Ristoska elaboroi se kërkojnë dënim më të ashpër për ish-shefin e DSK-së Grujevski për shkak se ai e ka kryer veprën penale të mënyrën më të pacipë, duke keqpërdorur pushtetin dhe pozitën e tij. Sipas PSP-së, ai ka urdhëruar dhe organizuar shkatërrimin e dokumenteve zyrtare të lidhura me përgjimet e paligjshme, ka tentuar që t’i fshehë gjurmët se kush dhe si ka përgjuar dhe ta vështirësojë hetimin, ndërsa pastaj ka ikur nga shteti që të shmang ballafaqim me veprën penale.

Për gjashtë të akuzuarit e tjerë, punonjës në DSK, PSP kërkoi që t’u shqiptohen masa alternative, gjegjësisht dënime me kusht. Si rrethanë vështirësuese është ajo që nuk janë penduar për veprën e kryer penale, ndërsa lehtësuese është ajo që deri tani nuk janë ndjekur dhe dënuar penalisht dhe janë prindër kryefamiljarë.

“Atë që mund nga ana jonë ta sqarojmë është se pa marrë parasysh nëse kanë punuar me urdhër apo ligji nuk është i qartë. Nëse urdhri është në kundërshtim me Ligjin, secili nëpunës shtetëror është i obliguar të refuzojë veprim sipas urdhrit të paligjshëm. I paraqitëm fjalët tona përmbyllëse dhe analizën e dëshmive që ishin nxjerrë nga debati kryesor, jemi të bindur në bazën e aktakuzës dhe siç thamë edhe herën e kaluar presim aktakuzat dënuese, deklaroi pas seancës gjyqësore prokurorja Ristovska.

Mbrojtja e të akuzuarve, madje,  në fjalën përmbyllëse nga gjykata kërkoi që t’i lirojë të akuzuarit për shkak se në këtë lëndë nuk ka vepër penale, por vepër eventuale kundërvajtëse.

Lupço Shvërgovski, avokati i Grujevski, kërkoi nga gjykata që gjatë sjelljes së aktvendimit të abstraktohet nga ndikimi i mediave dhe raportimi i tyre për këtë rast.

“Kishte një fjali e cila në Kodin e vjetër ekzistonte, ndërsa kishte të bëjë në mundësinë që të sanksionohet si vepër penale dhe sjelljes së të akuzuarit i cili do ta shkatërrojë, dëmtojë apo në një mënyrë tjetër do të bëjë dokumente zyrtare të papërdorshme, libra apo shkrime. Ajo pjesë në Kodin e ri Penal nuk është. Për këto arsye, ne besojmë se ky kualifikim ligjor për shkak të mungesës së këtij elementi të veprës penale nuk mund të përballojë kritikën më elementare ligjore”, deklaroi Shvërgovski.

Para kësaj seance, gjykatësja Speciale, Lençe Ristoska, për të akuzuarin e parë të rastit “Fortesa 2”, Gorja Grujevski tha se do të kërkojë dënim maksimal.

Grujevski gjykohet në mungesë të pranisë nën akuzën se ka shkatërruar dokumente të përgjimit. Sipas Kodit Penal, nëse dënohen, atyre u parashtrohet burgim prej 3 deri në 5 vjet.

Përndryshe, Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë ka dorëzuar dokumentin për ekstradim të Grujevskit dhe Boshkovskit. Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan më 18 tetor në Aeroportin e Selanikut me identitetet Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan. Deri te ekstradimi i Grujevskit dhe Boshkovskit ata do të gjykohen në Maqedoni pa praninë e tyre.

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski pas një kohe të gjatë në arrati u arrestuan nga ana a policisë greke në aeroportin në Selanik, më 18 tetor, gjatë tentimit me dokumente të rreme bullgare të shkojnë me aeroplan për në Budapest.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat