Grujevski dënohet me një vjet e gjysmë burg

Maqedonia

Grujevski dënohet me një vjet e gjysmë burg

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 12:28
Goran Grujevski

Ish-kryeshefi në Drejtorinë për Siguri Kombëtare në Maqedoni, Goran Grujevski sot është dënuar me një vjet e gjys burg, edhe pse ai është i arrestuar në Selanik për falsifikim dokumentesh.

Grujevski akuzohet për shkatërrimin e materialit përgjues që DSK-ja e kishte shfrytëzuar për përgjim të qytetarëve.

Në procesin gjyqësor ”Fortesa 2”, përveç Grujevskit, janë dënuar edhe gjashtë zyrtarë tjerë të DSK-së. Pesë prej tyre janë dënuar me nga 9 muaj si burg me kusht ndërsa i fundit është dënuar me dy vite dënim me kusht.

Si masa lehtësuese në këtë rast për Grujevskin është vlerësuar se ai më herët nuk ka qenë i ndjekur nga organet e hetuesisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat