PSP: Jemi të kënaqur me aktvendimin ndaj Grujevskit

Maqedonia

PSP: Jemi të kënaqur me aktvendimin ndaj Grujevskit

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:03
Prokurorja speciale Lençe Ristoska u shpreh e kënaqur me vendimin e gjykatës dhe tha se ky është procesi i parë i fituar nga PSP.

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujevski, sot është dënuar me një vit e gjysmë burg për përgjimet e paligjshme, të cilat u publikuan nga LSDM, ndërsa nga PSP thonë se kanë pritur një aktgjykim të tillë.

Prokurorja speciale Lençe Ristoska u shpreh e kënaqur me vendimin e gjykatës dhe tha se ky është procesi i parë i fituar nga PSP.

“Sot PSP e fitoi procesin e parë gjyqësor, të akuzuarit u dënuan, ndërsa një aktvendim i tillë ishte i pritur nga ne. Drejtësinë nuk duhet ta kërkojmë vetëm në sallat e gjyqit, por edhe në punën e zartareëve. Jemi të kënaqur dhe do të presim aktvendimin dhe do të rishikojmë argumentet e gjykatës, ndërsa më pas do të vendosim nëse do të ankohemi”, tha Ristoska.

Ky është aktvendimi i parë për lëndët e PSP-së. Gjykimi për “Fortesa 2” ka zgjatur saktësith një vit, pasi PSP ballafaqohej me pengesa gjatë procesit gjyqësor.

Në lëndën “Fortesa 2” Goran Grujevski akuzohet si urdhëruesi për përgjimet e paligjshme dhe organizuesi i shkatërrimit të dokumenteve zyrtare, që sipas PSP-së të fsheh gjurmët se kush dhe si ka përgjuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat